Lajçak tregon se për çfarë folën në takimin me Vuçiqin

Lajçak tregon se për çfarë folën në takimin me Vuçiqin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë –  Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për takimin që e pati sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social X, ka theksuar se kanë biseduar për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit rreth tij.

“Me presidentin Aleksandër Vuçiq patëm një diskutim të rëndësishëm për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe për hapat e tjerë në periudhën e ardhshme. Folëm edhe për çështjet aktuale urgjente”, ka thënë Lajçak.

Për këtë takim është deklaruar edhe Vuçiq, i cili tha se Lajçakun e ka njoftuar për “kërcënimet me të cilat popullata serbe në Kosovë po përballet çdo ditë, e të cilat përkeqësojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit”.

Related Articles