Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Ura e Ibrit duhet të hapet. por “Mirëpo në momentin e duhur dhe në koordinim me aleatët”, raporton Gazeta Enigma.
Ai foli edhe për takimin teksa tha se fokus ka qenë caktimi i takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, mirëpo nuk dha datë për një gjë të tillë.
Lajçak e kualifikoi si urgjente zhbllokimin e impelementimit të marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit. / Gazeta Enigma.