Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur rreth çështjes se kur do të nënshkruhet propozimi evropian për Kosovën dhe Serbinë, në kuadër të procesit 12-vjeçar të bisedimeve.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka theksuar se vëmendja në dialog nuk do të jetë e përqendruar si këtë vit edhe vitin tjetër nga ShBA-ja dhe BE-ja.
“Do të doja që kjo të bëhet sa me shpejtë që të jetë e mundur, prapë kam mësuar disa gjëra në politikë, vëmendja politike asnjëherë nuk përqendrohet tepër në një çështje në një rajon”.
“Pra, siç e thash për momentin kemi atë rregullin që na duhet, kemi bashkëpunimin më të mirë, vitin e ardhshëm BE-ja do të jetë e zënë me zgjedhjet evropiane, ShBA-ja me zgjedhjet presidenciale, dhe nuk do të kemi nivelin e njëjtë të vëmendjes. Jemi në fillim të këtij viti dhe të sigurohemi se kur të takohemi në fund të vitit mund të themi që puna është bërë mirë”, ka thënë Lajçak.