Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli ka njoftuar sot se Elza Ujkani, e cila ishte lënduar nga rënia e çatisë së Komunës së Prishtinës.
Ai ka njoftuar se ajo është me vetëdije dhe është transferuar në Klinikën e Neurokirurgjisë.
“Lajme të mira për Elza Ujkani. Lajme të mira nga Neurokirurgjia. Ngjarja tragjike e shembjes së kulmit të Komunës së Prishtinë mbi të renë Elzen, e ka prek çdo qytetarë të Kosovës. Pas qëndrimit në mjekim intenziv dhe pas operacionit gadi 4 orë për të evakuar e ndalur gjakderdhjen intrakraniale, Elza ia doli. Nga dje ajo është transferuar në Klinikën e Neurokirurgjisë për trajtim të metutjeshëm. Ajo është e vetëdijshme, komunikative , e lëvizshme me të gjitha ekstremitetet, përkundër që ka thyerje në para krah dhe ne vertebrën cervikale C7”, njoftoi deputeti Haxhiu.