Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, pritet të jetë i gatshëm për çerekfinalen kundër Anglisë.
Mediat raportojnë se Xhaka, i është nënshtruar një skanimi për të parë gjendjen e tij pas një lëndimi që e pësoi gjatë ndeshjes kundër Italisë.
Ai është lojtar kyç i kombëtares helvetike deri më tani gjatë EURO 2024.
Pas përfundimit të MRI-së (skanimit) dhe testeve tjera, mediat raportojnë se futbollisti me prejardhje nga Kosova do të mund të luajë ndaj “Tre luanëve”.
31-vjeçari u pa teksa iu ofrua ndihma mjekësore gjatë lojës kundër Italisë, por se ai ishte në gjendje të luante tërë ndeshjen.
Mesfushori u raportua se sot kreu stërvitje individuale dhe sipas të gjitha gjasave të shtunën do të jetë në formacionin e parë të trajnerit Murat Yakin.
Në fazën e 1/16-tës, Zvicra e ka mposhtur Italinë me rezultat 2:0 ndërkaq Anglia pas një ndeshje dramatike e mposhti Sllovakinë, me rezultat 2:1.