Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel, i ka shkruar Interpolit me kërkesën që të pezullojë aksesin e Rusisë në sistemet e saj, shkruan Gazeta Enigma.
“Britania e Bashkuar qëndron krah për krah me Ukrainën,” tha Patel.
“Në përgjigje të kërkesës së Ukrainës, dhe së bashku me homologët nga Australia, Kanadaja, Zelanda e Re dhe ShBA, i kam shkruar Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit për t’i kërkuar që Interpoli dhe Komiteti Ekzekutiv të marrin një vendim për pezullimin e menjëhershëm të aksesit të Rusisë në sistemeve.
“Rusia ka një histori abuzimi me këto sisteme dhe ne duhet të veprojmë tani për të mbrojtur integritetin e Interpolit”, ka thënë ajo. /Gazeta Enigma/