LAJMI I FUNDIT: Prishtina pritet ta shkarkoj trajnerin Abdulah Ibrakovic

LAJMI I FUNDIT: Prishtina pritet ta shkarkoj trajnerin Abdulah Ibrakovic

Stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll ka filluar me ndeshjen e xhiros së 19-të.

Klubi Futbollistik “Prishtina” është befasuar nga skuadra e Malishevës ku është mposhtur me rezultatin, 2-1, shkruan Gazeta Enigma.

Tashmë në media po raportohet se klubi “bardhekaltër” po e shqyrton mundësinë për shkarkimin e trajnerit Abudalah Ibrakoviq.

Sipas “Kanal 10” diskutimi për shkëputjen e kontratës tashmë ka filluar, mirëpo trajneri boshnjak po kërkon dëmshpërblimin për pjesën e mbetur të kontratës.

Prishtina aktualisht pozicionohet në vendin e pestë me 24 pikë të mbledhura.

/Gazeta Enigma/

Related Articles