Një tërmet me magnitudë të vlerësuar 4.3 është regjistruar sonte rreth orës 22:05.
Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 6 kilometra nga Maqedonia e Veriut, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në disa vende të rajonit.
Tërmeti është ndjerë në Kosovë, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
