Heqja e pengesave nga rruga pritet të përfundojë jo më vonë se në orën 10:00, shkruan Gazeta Enigma.
Veturat që kanë qenë të vendosura aty që nga 27 shtatori tani më kanë filluar të largohen.
Gjendja është e qetë dhe deri më tani nuk ka pasur incidente.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, tani është duke u tërhequr nga nga pika kufitare.
Në vendin e ngjarjes ka shumë medie prezent duke përfshirë këtu edhe medie ndërkombëtare.
Tendat janë ende të ngritura, por që prittet që të largohen nga momenti në moment.