Këtë të diel janë larguar edhe disa qytetarë nga Afganistani të cilët kanë qenë të strehuar në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, por që nuk ka treguar se cili është numri i atyre që kanë lënë Kosovën.
“Sapo përshëndetëm qytetarë afganë, të cilët ishin të strehuar përkohësisht në Kosovë si pjesë e marrëveshjes sonë më Qeverinë e SHBA-së”, është shprehur Sveçla.
“Kosova do të vazhdojë të strehojë dhe t’i mbrojë qytetarët afganë, derisa atyre t’u sigurohet vend më i sigurt dhe strehim i qëndrueshëm në vende tjera të sigurta”.