Sapo është larguar edhe kamioni i dytë nga barrikada e krijuar në rrugët që të qojnë në pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.
Para një ore në këtë pikë kufitare u largua kamioni i parë.
Për shkak të masës së reciprocitetit, për të gjashtën ditë me radhë vazhdojnë të jenë të bllokuara dy rrugë nacionale që lidhin Kosovën me Serbinë.
Në këto dy pika kufitare Kosovë -Serbi vazhdon të jetë e vendosur edhe njësitë speciale e Policisë së Kosovës.
Serbët lokalë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në çështjen e targave të veturave të Serbisë, që hyjnë në Kosovë.
Ata po pamundësojnë kalimin e veturave, ndërkohë qytetarët po detyrohen të kalojnë kufirin në këmbë.