Reparti i Ortopedisë në Spitali i Përgjithshëm në Gjilan kanë njoftuar se sot kanë realizuar një ndërhyrje e rrallë kirurgjike, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes këtij njoftimi ata kanë bërë të ditur se tek një paciente e moshës 33-vjeçare, u largua tumori agresiv beninj – Giant Cell Tumor (Tumori Gjigandocelular) nga regjioni i mbigjurit të majtë, tumor ky, që ishte konfirmuar me Needle Biopsi.
Pas qëndrimit disa ditorë në spital, pacientja lëshohet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ky tumor shumë i rrallë prek afërsisht një person në një milion banorë. Raste si ky janë sfiduese, por njëkohësisht na bëjnë krenarë me përkushtimin e stafit tonë ndaj pacientëve”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Ekipi operator: Dr. Veprim Presheva – Operator; Dr. Imran Shaqiri – Asistent; Dr. Rinor Velekinca – Asistent; Dr. Edon Zylfiu – Asistent; Dr. Selami Kurteshi – Anesteziolog. /Gazeta Enigma/