Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca.
Lladrovci ka thënë se Kosovës nuk i konvenon vendnumërimi dhe sipas tij duhet të përshpejtohen gjërat.
Për Lladrovcin, e panjohura ka mundur të zgjidhet qysh herët me Glauk Konjufcën.
“Takim i rastësishëm dhe bisedë e këndshme me Glaukun. Jo, nuk kemi biseduar për politikë as për poste, kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë.”, tha ai mes tjerash.
Postimi i plotë:
Koha po ecë, vendnumërimi nuk i shkon për shtati Republikës tonë. Ecja duhet të shndërrohet në vrap, për të arritur nivelin që rinia jonë ta gjej lumturinë, këtu.
Takim i rastësishëm dhe bisedë e këndshme me Glaukun. Jo, nuk kemi biseduar për politikë as për poste, kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë.
Me Glaukun, ka mundur të zgjidhet e panjohura moti, megjithatë, nuk është vonë, për ata që kanë vullnet për ta rreshtuar veten pas Kosovës!
