Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Xhudistja kosovare Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Hungari.

Laura Fazliu në luftën e parë të kategorisë deri 63 kilogramë, e mposhti xhudisten polake Natalia Kropska me ‘Ippon’. 

Fazliu vazhdoi me fitore edhe në luftën e dytë, duke fituar kësaj radhe ndaj italianes Carlotta Avanzato, po ashtu me ‘Ippon’.

Ndërkohë ajo e kishte kaluar pa luftë raundin e parë të repesazhit në kategorinë deri 63 kilogramë, atje ku ishte paraparë të përballej me Enkhriilen Lkhagvatogoo të Mongolisë.

Megjithatë, xhudista mongoleze kishte pësuar lëndim të dorës në luftën e mëparshme dhe për këtë arsye nuk kishte dalë në tatami.

Në finale për medalje të bronztë, Fazliu triumfoi me ‘Ippon’ pas një hedhje të bukur që i bëri xhudistes braziliane Nauana Silva.

Related Articles