Laura Fazliu është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Doha të Katarit.
Garuesja kosovare e eliminoi në rrethin e tretë brazilianen Ketleyn Quadros.
Ndërkaq, në çerekfinale do të ketë punë me sllovaken Andrja Leski.
Paraprakisht, Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë në rrethin e parë e eliminoi garuesen Nadia Matchiko Guimendego, kurse në atë të dytë ishte më e mirë se Iva Obertan.
Laura kështu i afrohet medaljes në Botërorin e xhudos