Kongresisti amerikan, Mike Lawler, bën të ditur se është takuar sot me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Lawler në një postim në platformën X, deklaroi se siguria, prosperiteti dhe vlerat demokratike të Amerikës mbrohen më së miri kur SHBA qëndron krah për krah me partnerë si Kosova.
“Sot u takova me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Siguria, prosperiteti dhe vlerat demokratike të Amerikës mbrohen më së miri kur qëndrojmë krah për krah me partnerë si Kosova”, ka shkruar Lawler.
Ndryshe, takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së Kurtit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bisedimet u fokusuan në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.