LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Fitore Pacollit, Guri: I bëjmë thirrje me i kthy cent më cent

LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Fitore Pacollit, Guri: I bëjmë thirrje me i kthy cent më cent

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Kosovës, lidhur me grantet e ndara nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, për vëllain dhe së fundmi për dajën e saj.

Kallëzimi ka të bëjë me dyshimet për abuzim me detyrën dhe keqpërdorim të fondeve publike, njofton Gazeta Enigma.

Kryetari i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas dorëzimit të kallëzimit penal, ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë rastin që përfshin deputeten Fitore Pacolli dhe ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin.

Ai deklaroi për mediat se kallëzimi është dorëzuar pas skandalit të zbuluar nga Egzoni të premten e kaluar, ku dyshohet se Fitore Pacolli, nëpërmjet lidhjeve të saj me ministrin Peci, ia ka ndarë 100 mijë euro vëllait të saj.

“E dje u zbulu që pas vëllaut i ka nda grant edhe dajës së saj’’, tha Guri.

Sipas Gurit kjo është shumë shqetësuese dhe tregon që fondet publike po keqpërdoren në mënyrën më brutale të mundshme, e kjo ai thotë që nuk bën me u toleru në asnjë moment.

“I kemi parë edhe reagimet e bujqëve të ndershme, e po ashtu edhe të grave të Krushës të cilat kanë bë një punë jashtëzakonisht të madhe për Kosovën, dhe janë refuzu me marr grant.Kjo është e papranueshme për ne, ne kërkojmë prej Prokurorisë që ky rast të hetohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas këtij rasti dikush duhet me dhanë llogari, dorëheqje. Presim nga ta që të zbardhet sa më shpejtë ky rast”, tha Guri.

“Ky rast dëshmon që ikja e të rinjve që është tu ndodhë, është ka ndodhë sepse ka humbë shpresa. Ne nuk jemi të varfër si popull, por jemi të vjedhur”, përfundoi Guri./GazetaEnigma/

Related Articles