LDK e PDK bëhen bashkë në Fushë Kosovë

LDK e PDK bëhen bashkë në Fushë Kosovë

Besnik Osmani, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, ka arritur koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, për balotazh.

Osmani e ka njoftuar këtë me anë të një shkrimi në Facebook, duke thënë se së bashku është hartuar edhe plani qeverisës.

“Në këtë frymë bashkëpunimi, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të ecin bashkë për prosperitetin e të gjithë qytetarëve, për Fushë-Kosovën tonë”, tha ndër të tjera ai.

“Gjatë këtyre ditëve, dy degët tona kanë punuar së bashku në hartimin e planit qeverisës dhe, në koordinim të plotë edhe me qendrën, kemi nënshkruar marrëveshjen për qeverisjen gjithëpërfshirëse për mandatin e ardhshëm qeverisës”.

“Kjo marrëveshje është shprehje e përgjegjësisë politike dhe e vullnetit të përbashkët për ta çuar Fushë Kosovën përpara, me një qeverisje moderne, transparente dhe në shërbim të qytetarëve”, përfundoi Osmani. 

Osmani, kundërkandidat e ka Valon Preberzen e LVV-së.

Related Articles