LDK-ja dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes, deklarohet Mustafa

LDK-ja dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes, deklarohet Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të mërkurën e ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për pajisjet fiskale dhe softuerët elektronikë fiskalë.

Vendimin e dorëzuan dy deputetët, Besian Mustafa dhe Alban Zogaj.

Mustafa tha se “Këtë aktgjykim të Gjykatës Supreme e kemi bashkangjitur në dosjen tonë, pra ku kemi dorëzuar para dy muajve, në muajin maj 17 kallëzime penale për ish-kryeministrin Kurti dhe ish-ministrat të kabinetit të tij, të cilët në mars janë certifikuar nga KQZ si deputet të Kuvendit të Kosovës”.

“Aktgjykimi i djeshëm ka konfirmuar që një deputet i certifikuar nuk mund njëkohësisht të ushtrojë edhe detyrën në ekzekutiv. Që të jetë edhe kryeminsitër në detyrë ose ministër në detyrë” – ka thënë ai.

Në Aktgjykim theksohet se në kufizimet e Nenit 31 të Ligjit për Qeverinë, Qeveria në dorëheqje është e autorizuar të kryej vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara të Planti vjetor të punës së Qeverisë dhe në Ligjin vjetor për buxhetin, duke përjashtuar miratimin e akteve nënligjore të reja.

Në një postim në Facebook, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kanë dorëzuar 17 kallëzime penale në Prokurorinë Speciale për “ata që janë sjellë njëkohësisht si ministra dhe deputetë”.

Related Articles