LDK-ja hap fushatën elektorale, Abdixhiku: Jemi mbledhur nga krejt Kosova

LDK-ja hap fushatën elektorale, Abdixhiku: Jemi mbledhur nga krejt Kosova

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë hapjes së fushatës, në fjalimin e tij tha se janë mbledhur jo vetëm për një tubim të radhës elektoral.

Sipas tij, sonte janë mbledhur për të ndezur shpresën e një populli dhe për të kthyer besimin në politikë dhe në Republikë.

‘’Sonte jemi mbledhur jo vetëm për një tubim tëradhës elektoral. Sonte jemi mbledhur për të ndezur shpresën e një populli. Për ta kthyer besimin në politikë dhe në Republikë. Sonte jemi mbledhur për të nisur rrugëtimin e madh drejt fitores së 12 tetorit; dhe me gjithë të, për tënisur një kapitull të ri të jetës në vend’’, deklaroi Abdixhiku.

Related Articles