LDK-ja kërkon përkrahje për amendamentin për koeficientin në vlerë 125 euro

LDK-ja kërkon përkrahje për amendamentin për koeficientin në vlerë 125 euro

Në seancën e sotme deputetja Hykmete Bajrami ka shprehur shqetësimet e LDK-së për vlerën e koeficientit, prej 105 euro, raporton Gazeta “Enigma”.

Ajo në emër të LDK-së ka kërkuar përkrahje në amandamentin për koeficientin prej 125 euro.

“Qeveria nuk i tregoi policit që nuk i paguhet shtesa, mësimdhënësve nuk i paguhet shtesa. Të gjitha llojet e shtesave janë prej deri në 1 për qind të buxhetit për paga. Për të gjitha shtesat për punën jashtë orarit një mjek që punon si kujdestar 82 euro më shumë mund të paguhet gjatë gjithë vitit. Përmes Ligjit të Pagave është ndërhyrë në sektorin e drejtësisë. Është ulur paga e profesorëve në Universitetin e Prishtinës. Vetëm një ditë pasi UP-ja u rendit për 262 pozita më lart. Me këtë koeficient nuk kemi rritje reale të pagave, mund të kemi një rritje nominale që nuk e adreson inflacionin. Ne e kemi analizuar buxhetin dhe LDK-ja propozon 125 euro koeficient. Ftojmë që ta përkrahni amandamentin tonë”, ka thënë ajo.

Bajrami ka thënë se përkundër krizës së rritjeve të çmimeve, Qeveria nuk ka marr parasysh asnjë nga masat që LDK-ja i ka propozuar.

Qytetarët e këtij vendi po përballen me krizën më të thellë ekonomike të vendit. Në fillim të vitit të kaluar ndodhi ngritja e çmimit të energjisë më pas derivateve e të gjitha artikujve tjerë. Sot ka rritje enorme të çmimeve për produkte bazë. LDK përgjatë 12 muajve të fundit ka propozuar masa për energji për inflacion për indeksim të pagave pensione nuk janë marrë parasysh. Asnjëherë nuk kemi propozuar të ulen tatimet e të rriten pagat por… Kemi pritur që kriza ekonomike të përcaktohet në koeficientin e pagave. / Gazeta Enigma.

Related Articles