LDK mbështet Qeverinë për mosmbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë

LDK mbështet Qeverinë për mosmbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë,  është e papranueshme.

Këtë qëndrim e ka bërë të ditur kryetari i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku.

“Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe praktikat ndërkombëtare, janë të qarta në këtë drejtim. Prandaj ne presim dhe mbështesim respektimin e këtyre normave në plotni”, u shpreh ai.

Reagimi i tij vjen pasi QUINT-i dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i lejojë serbët në Kosovë të votojnë në referendumin kombëtar të Serbisë, në një deklaratë të përbashkët të tyre, për ratifikimin e ndryshimeve kushtetuese në Serbi.

Ndërkombëtarët madje po pritet që të takojnë krerët shtetërorë të Kosovës, presidenten, kryeparlamentarin dhe kryeministrin për të diskutuar rreth kësaj çështje. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles