LDK mblidhet sot pasdite për të vendosur rreth bashkimit me Vjosa Osmanin

LDK mblidhet sot pasdite për të vendosur rreth bashkimit me Vjosa Osmanin

Sot në orën 16:00 do të mblidhet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në selinë qendrore.

Siç bëjnë të ditura burime te Gazetës Express në këtë takim do të votohet rreth bashkëpunimit me ish-presidenten Vjosa Osmani.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas kafes dhe darkës që ditë më parë kishte pasur me Osmanin, ishte shprehur shumë optimist për bashkëpunimin.

Ai kishte paralajmëruar edhe “lajme shumë të mira” pas takimit me ish-presidenten.

Ndërkohë Osmani në një deklarim për mediat ishte shprehur me rezerva, duke thënë se ishte thjeshtë një kafe mes miqsh të vjetër.

Related Articles