LDK propozon krijimin e një komisioni hetimor për rezervat shtetërore të Kurtit (VIDEO)

LDK propozon krijimin e një komisioni hetimor për rezervat shtetërore të Kurtit (VIDEO)

Mëngët për punën opozitare, planifikojnë t’i përvjelin posa t’i kthehen ulëseve parlamentare.

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në seancën e parë të sesionit vjeshtor të kuvendit, do të inicojnë krijimin e një Komisioni Hetimor, për keqpërdorimet e mundshme me rezervat shtetërore.

Hetimi synon të zbardhë abuzimet e përmendura në përgjimet për grurin e vajin, njofton Klan Kosova.

LDK në konferencën për media bëri të ditur, se me këtë proces mëton të zbulojë ndikimin e pushtetit në këtë çështje.

Përgjigjet që s’i mori në kuvend, meqë u cilësuan sekret shtetëror, kjo parti pret t’i gjejë në këtë hetim.

Related Articles