Lidhja Demokratike sot hap fushatën për zgjedhjet lokale.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha se “të gjitha rrugët na bashkojnë në Pallat të Rinisë nga ora 18:00, në hapjen e madhe të fushatës lokale dhe prezantimin e kandidatëve tanë”.
“LDK ju pret. Koha është në anën tonë. Populli i Kosovës është ngopur me fjalë e urrejtje të thatë; le të kthehemi në gjenezë! Një Kosovë e shkollës e shnetës, rrugës e dritës, kulturës e familjes!”, shkroi Abdixhiku.
Në kryeqytet, LDK garon sërish me kryetarin e tanishëm, Përparim Ramën.