Roma ka barazuar si mysafir me Leccen me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 23-të në Serie A.
Ndeshja nisi vrullshëm, me të dy skuadrat që shënuan që në start.
Fillimisht ishte Lecce që shënoi, me Roger Ibanez që tundi rrjetën në portën e tij për 1-0.
Por nuk vonoi shumë dhe Roma barazoi, pasi fillimisht fitoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Paolo Dybala për 1-1.
Të besuarit e Jose Mourinhos kishin disa raste në pjesën e parë, por nuk ia arritën të shënonin.
Edhe pjesa e dytë nuk solli shumë gjëra, me Romën që tentoi fitoren, por nuk ia arriti.
Me këtë barazim, Roma është në pozitën e tretë me 41 pikë, ndërsa Lecce është e 14-ta me 24 pikë.