Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj sonte në emisionin “DPT te Fidani” ka komentuar mesazhet e publikuara të Besnik Bislimit me Nagip Krasniqin, ku flitej për tenderë.
Ai u shpreh se kjo gjë nuk i ka habitur fare, sepse sipas tij, janë mësuar me skandale.
“Te qeveria Kurti e kemi një shkollë të keqe politike dhe të sjelljes së tyre, edhe me gjyqësinë, edhe me prokurorinë, edhe me policinë edhe me institucionet e sigurisë, edhe me Gjykatë Kushtetuese dhe tani të gjitha këto skandale dhe ftesa që iu ka bërë z.Kurti do të thotë nuk janë të përgjegjshëm para qytetarëve”
“Mua nuk më ka çuditur fakti, sepse më jemi mësuar me skandalet edhe me mafinë energjetike, edhe me rezervat shtetërore edhe me tenderët njëburimor edhe me krejt të këqijat e mundshme, që këta asnjëherë nuk po ndalen”.
“Më besoni se asnjë qeveri ndonjëherë në Kosovë nuk ka qenë më e korruptuar se kjo qeveri Kurti. Që katër vjet këta as nuk kanë punuar, janë korruptuar, as nuk kanë krijuar implementim të projekteve”, u shpreh tutje Lekaj.