Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident komunikacioni që ka ndodhur sonte në Pejë. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime më të rënda.
Këtë e konfirmuar ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sonte, rreth orës 21:21 në hyrje të Pejës te Dogana ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë dy vetura. Katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Pejës, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”, ka thënë Gashi.
Ai tutje ka treguar se njësiti i policisë ka dalë në vend ngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.