Lëndohen katër persona nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Lëndohen katër persona nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ku si pasojë janë lënduar katër persona.

Këtë e konfirmoi zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 12:30 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku. Më këtë aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Enigma/.

Related Articles