Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në Mitrovicë, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona, raporton Gazeta Enigma.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se drejtuesi i veturës ka goditur një këmbësore duke dalë jashtë rrugës ku godet një veturë tjetër të parkuar, pastaj e shtyn dhe godet edhe katër këmbësorë të tjerë.
Tutje, në raport thuhet se të gjithë të lënduarit ndihmën e parë e kanë marr në Spitalin e Mitrovicës dhe më pas dy nga viktimat dërgohen për tretman mjekësor në QKUK.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti deri sa ishte duke drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës godet këmbësoren femër kosovare dhe del jashtë rruge ku godet veturën e cila ishte e parkuar, pastaj e shtyn dhe godet edhe katër këmbësorë dy meshkuj dhe dy femra të gjithë kosovarë. Të gjithë të lënduarit ndihmën e pare e marin ne Spitalin e Mitrovicës dhe më pas dy nga viktimat dërgohen në QKUK për tretman te mëtutjeshëm ,ndërsa të tjerët lirohen për në shtëpi. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dy automjetet dhe në një lokal në afërsi. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.