Osmani: Republika e Kosovës është realitet që duhet të pranohet nga të gjithë

Osmani: Republika e Kosovës është realitet që duhet të pranohet nga të gjithë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Austri është takuar edhe me përfaqësues të Shoqatës së miqësisë Austri-Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes, një postimi në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka treguar se është takuar edhe me ish-eurodeputeten dhe raportuesen në Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek.

Ajo ka thënë se angazhimi i tyre dhe mbështetja për Kosovën, mbetet një kontribut i jashtëzakonshëm.

Sipas saj, Republika e Kosovës është një realitet që duhet të pranohet nga të gjithë, dhe sa më herët që do të bëhet diçka e tillë, ndikimi do të jetë i drejtpërdrejt në stabilitetin dhe paqën e qëndrueshme në rajon dhe përtej

Postimi i saj i plotë:

Republika e Kosovës ka miq të shumtë në Austri!

Ishte kënaqësi të jem në mesin e miqve tanë nga Shoqata e miqësisë Austri – Kosovë. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, eurodeputet z. Lukas Mandl, si dhe ish-eurodepute dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropiane, znj. Ulrike Lunacek, si dhe gjithë ju miq të nderuar. Angazhimi juaj për Kosovën si dhe mbështetja për të ndër vite mbetet një kontribut i jashtëzakonshëm për të cilin u jemi përherë mirënjohës. Ju keni qenë zëri ynë kur ne na mohohej e drejta për të folur dhe na keni garantuar përfaqësim në tryeza e forume, në disa prej të cilave, Kosovës ende i mohohet e drejta e pjesëmarrjes. Duke folur për të ardhmen e vendit tonë, theksova që orientimi i vendit tonë ka mbetur historikisht i njëjtë dhe që Kosova mbetet e përkushtuar për të ardhmen Euro-Atlantike.

Po ashtu, me ftesë të Akadamisë Diplomatike të Vjenës, pata kenaqësinë t’u adresohem pjesëmarrësve me një ligjeratë mbi forcimin e shtetësisë së Kosovës, duke vënë në pah sfidat dhe storjet tona të suksesit.  Me këtë rast, theksova që Republika e Kosovës është një realitet që duhet të pranohet nga të gjithë, dhe sa më herët që do të bëhet diçka e tillë, ndikimi do të jetë i drejtpërdrejt në stabilitetin dhe paqën e qëndrueshme në rajon dhe përtej.

Related Articles