Nkunku, sulmuesi i Chelseat është lënduar dhe nuk do të jetë në dispozicion të Pochettinos në ndeshjet e ardhshme.
Sulmuesi nuk po gjen rehati në këtë sezon, pasi po vuan nga shumë dëmtime.
“Dje dëgjuam se Chris Nkunku u lëndua, por nuk e dimë se kur u lëndua. Ai po i nënshtrohet testeve mjekësore”, tha Pochettino në konferencën për shtyp.
“Për momentin, mendojmë se do ta kemi jashtë fushave për tre-katër javë. Shpresoj. Shpresoj jo më shumë…”, përfundoi trajneri.