Lëshimet në ndeshjen ndaj Gjilanit, Vëllaznimi gjobitet me 1200 euro

Lëshimet në ndeshjen ndaj Gjilanit, Vëllaznimi gjobitet me 1200 euro

Vëllaznimi i Gjakovës është gjobitur me 1200 euro për parregullsitë e shfaqura në ndeshjen për Kupë ndaj Gjilanit.

Ndeshja ishte zhvilluar të mërkurën në Malishevë, ndërsa ishte përcjellë me disa shkelje.

Vendimin për të dënuar Vëllaznimin e mori Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i FFK-së, të premten.

“Nga fillimi i ndeshjes deri në përfundim, organizatori i ndeshjes nuk siguroi topa të mjaftueshëm përreth fushës. Nuk kishte mbledhës të topave, kishte hedhje të gjësendeve dhe mjeteve të forta në fushë nga ana e tifozëve vendas, pengim i lojës gjatë zhvillimit, ku dy herë qëllimisht futen topa në fushë nga tifozët vendas për të penguar aksionet e ekipit mysafir. Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyrë në tunelin e zhveshtoreve, filloi një fjalosje dhe shtyrje në mes lojtarëve dhe personave zyrtarë të të dy ekipeve. Me këtë rast tifozët vendas hodhën në drejtim të futbollistëve mysafirë mjete të forta, shkopinj, shishe qelqi, shishe plastike e gjëra tjera”, shkruan në vendim.

Ndërkohë delegati i ndeshjes Afrim Nebihu, që nuk ishte prezent në stadium, u dënua me mosushtrim të detyrës zyrtare për një muaj.

Related Articles