Pas zhvillimeve të fundit në veri, janë lëshuar sërish sirenat në Mitrovicën e Veriut.
Siç raportohet, arsye për këtë është arrestimi i një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës.
Përveç kësaj, serbët kanë nisur edhe vendosjen e barrikadave në Rudarë.
Gjithashtu, raportohet se ka serbë që kanë filluar të mblidhen edhe në Zveçan.