Ylli i Barcelonës, Robert Lewandowski do të vazhdojë të jetë i pezulluar në tri ndeshje në La Liga.
Sulmuesi veteran u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e fundit të Barcelonës përpara pushimit të Kupës së Botës, në humbjen 2-1 në udhëtim te Osasuna, më 8 nëntor.
Reprezentuesit polak iu dha kartoni i dytë i verdhë nga gjyqtari Jesus Gil Manzano, pas vetëm 30 minutash, pas një ndërhyrje të pamatur ndaj David Garcia.
Lewandowski dukej se bëri një gjest që tregonte se Manzano ishte ‘i droguar’, në një incident që ai pretendoi se ishte drejtuar te Xavi dhe bankina e Barcelonës.
Pas shqyrtimit të raportit të Manzanos nga RFEF dhe La Liga, ata zgjodhën të rrisin pezullimin e Lewandowski në tre ndeshje.
Lewandowski dhe Xavi të dy kritikuan dënimin, me Barcelonën që dështoi me një apel fillestar, përpara se të dërgonte një apelim të dytë në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport.
Megjithatë, sipas raportimeve nga Mundo Deportivo, ankesa është refuzuar përsëri dhe polaku do të humbasë derbin katalanas kundër Espanyol, plus ndeshjet pasuese me Atletico Madrid dhe Real Betis.