Më 1 mars, Sindikata e Infermierëve të Kosovës do të mbajë protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo protestë vie si pasojë e pakënaqësive që kjo kategori ka për rangimin sa i përket koeficientëve në Ligjin e Pagave.
Protesta do të organizohet bashkë me Odën e Infermierëve të Kosovës, Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës, Shoqatën e Instrumentareve të Kosovës dhe Shoqatën e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar kolegë, infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor,
Duke i’u falenderuar për gatishmërinë dhe mbështetjen tuaj në përpjekjen tonë të përbashkët për t’a kundërshtuar diskriminimin e komuniteteve tona në Ligjin e Pagave, respektivisht rangimin me koeficient të pagave, Sindikata e Infermierëve të Kosovës në bashkpunim me :
Odën e Infermierëve të Kosovës, Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës, Shoqatën e Instrumentareve të Kosovës, Shoqatëe e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës organizon aktivitetin ;
MARSHOJMË PËR PAGË DINJITOZE
MESAZHI /MOTOJA :
“ PAGA DINJITOZE’ “JO DISKRIMINIMIT”
DATA : 01/03/2022, e MARTE
Ora : 15:00