Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të reflektoj lidhur me pagat e Policisë së Kosovës.
Haradinaj cilëson se trajtimi i tyre në Ligjin e Pagave as për së afërmi nuk i përmbush nevojat e tyre.
Madje ai ka treguar se shumë policë i kanë shkruar dhe janë ndje të paknaqur me ketë trajtim që po ju bëhet.
“Çdo herë, Policia e Kosovës është në krye të detyrës. Ne, me të drejtë krenohemi me punën e tyre. Por, trajtimi i tyre në Ligjin e Pagave as për së afërmi nuk i përmbush nevojat e tyre. Shumë prej tyre më kanë shkruar, të zhgënjyer me nivelin e trajtimit që ju jep ky ligj. Edhe pse pritej që t’iu rritet paga, me ligjin e ri për shumë pjesëtarë madje parashihet edhe ulja e tyre. Kryeministër, reflekto”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.