Organizatori i protestave të përnatshme “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka marrë fjalën para protestuesve në natën e 18-të të protestës, duke kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të votojnë ligjin për Dhomat e Specializuara.
Haziri tha se, sipas tij, Kuvendi ia ka borxh këtë ligj UÇK-së dhe dëshmorëve të saj.
“UÇK-ja e ndërtoi këtë shtet, sakrifica e saj, plagët e saj dhe gjaku i dëshmorëve të saj. Ky Kuvend ia ka borxh ligjin. Ia ka jo pse ne frikësohemi nga drejtësia, por nuk do ta lejojmë që një padrejtësi të sillet si drejtësi… Presidentin ia kanë borxh Kosovës, por ligjin ia kanë borxh UÇK-së”, tha Haziri.
