Limaj insiston në pozitën e kryekuvendarit

Limaj insiston në pozitën e kryekuvendarit

Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi tha se partia e tij, nuk ka lëvizur nga qëndrimi rreth postit të kryeparlamentarit as pas takimit të Limajt me kryetarin e LVV-, Albin Kurti.

Matoshi tha për RTV21 se në rrethanat aktuale Limaj është kandidati më i mirë dhe më i duhur për kryetar të Kuvendit dhe së LVV-ja duhet të reflektojë në ketë aspekt në mënyrë që diskutimet të rezultojnë me një marrëveshje mes palëve.

“Meqë s’jam pjesë e drejtpërdrejt e bisedave s’mund të flas shumë për ofertën (e Kurtit ndaj Nismës). Por oferta e Nismës dihet cila është. Ne vazhdojmë të besojmë se Limaj është kandidati më i mirë për kryetar të Kuvendit jo veç për Nismën por edhe lvv-në dhe subjektet e tjera në kuvend për shkak të se kaluarës së tij politike prandaj nuk dëshirojnë të duket si insistim i yni megjithatë mendojmë se pozita e kryetarit të Kuvendit të është më përshtatshme për Nismën Socialdemokrate. Deri më sot s’kemi vendim tjeteër vazhdojmë me i qëndru prapa vendimit që kemi marrë me herët këtë ia kemi bërë të qartë lvv-së, kemi tregu bashkëpunim kemi qenë të gatshëm të ofrojmë zgjidhje… besoj se do ketë reflektim nga lvv-ja ne më mënyrë që të zgjidhet një kryetar kuvendi që mundet me udhëheqë Kuvendin ashtu si duhet me një fryme bashkëpunimi kompromisi në këtë legjislaturë”, tha Matoshi.

I pyetur nëse Nisma është e gatshme të diskutojë më LVV-në për pozicione të tjera përpos pozitës së kryeparlamentarit, Matoshi tha se Nisma s’është e interesuar për pozita qeverisëse.

“E drejta e propzimit të kandidatit i takon atyre por u takon edhe obligimi të krijojnë shumicën e votave. Nisma nuk është që ka intereism tani të jetë pjesë e Qeverisë por ne do vazhdojmë me takime gjatë këtyre ditëve për me provu me gjet zgjidhjen më të mirë të mundshme. Vec fakti që nisma s’ka kërkuar pozita ministrore dhe ka kërkuar me udhëheqë kuvendin është një kompromis bukur i madh tani si do rrjedhin bisedat s’mund të parashikoj por jam optimist sepse qytetarët po presin institucionet”, tha Matoshi.

Related Articles