Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, që në këto zgjedhje garon bashkë me AAK-në e Ramush Haradinajt, ka shpalosur ofertën që ai ka për votuesit.
Limaj ka treguar se si për vetëm dy vite e gjysmë mandat si ministër, ka arritur që të i lë Republikës së Kosovës projekte që kryeministri aktual, Albin Kurti me kontroll të shumicës në Parlament, “nuk ka arritur as që ti afrohet”.
Ai ka treguar se Kurtin dhe partinë Vetëvendosje i sheh veç si anarkistë që i ikin Prokurorisë kur i thërret, dhe i ikin llogaridhënies ndaj votuesit të tyre duke sulmuar mediat.
Ai ka treguar momente kur njerëz që shkojnë në takimet e Kurtit dalin nga to pa ditur se çka iu tha se çka do të bëjë ai për mandatin e dytë që po e kërkon.
“Shet pallavra dhe fjalë boshe”, thotë Limaj për Kurtin.
Oferta që ai thotë se e ka për votuesin më 9 shkurt 2025 është që do të vazhdojë të kryejnë projekte që ia lehtësojnë qytetarit jetën, prandaj dhe sloganin e kanë bërë #veçvepra.
Ai është ndalur pak edhe tek sondazhet, por për to thotë që nuk duhet t’iu besohet sepse është hera e parë që situata ndryshon nga momenti në moment, por është i bindur që Kurti do të ketë rënie të atij niveli që më nuk do të jetë Kryeministër pasi që qytetarët janë zhgënjyer me mos-punën e tij dhe mbrojtjen që ia ka bërë të dyshuarve për korrupsion.
“Ka ardhur në pushtet me parullën “Hajnat n’burg” e është shndërruar në mbrojtësin më të madh të të dyshuarve për hajni”, thotë Limaj në një intervistë për Gazetën Insajderi.
Shiko intervistën e plotë: