Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, u deklarua para mediave pas dështimit të seancës së shtatë pë konstituimin e Kuvendit, i cili ka deklaruar se duhet të krijohet shumica parlamentare, dhe të krijohen institucionet, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Limaj ka shtuar se duhet të ketë edhe reflektim.
“Një gjë është e qartë, duhet të krijohet shumica parlamentare, që ta krijojë Parlamentin si dhe Qeverinë, shpresoj se është parë mjaftueshme, dhe do të ketë reflektim”, tha ai.