Takimi Kurti–Limaj: Kreu i Nismës tregon pse refuzoi hyrjen në qeveri

Takimi Kurti–Limaj: Kreu i Nismës tregon pse refuzoi hyrjen në qeveri

I pari i NISMA-së, Fatmir Limaj ka zbuluar detaje nga takimi me Albin Kurtin, për siç thotë aty ia ka bërë me dije se nuk dëshiron të jetë pjesë e qeverisë por e parlamentit.

“Në takimin tim të parë me zotëri Kurtin kam thënë: çka po kërkon prej meje, a po i don numrat, a po don partneritet? Nëse i don numrat, unë kam ndërmend me t’i dhënë numrat dhe me dalë në parlament e me mbyll qeverinë e pakicës dhe me i dhënë arsyetimet e mia pse unë dua me të votu. Nuk dua që kryeministrin e vendit ta vë në siklet në një situatë për numra. Zotëri Kurti më ka thënë: jo, s’jam i interesum për numra, jam i interesum për partneritet. Atëherë, nëse doni partneritet, në këtë fazë unë mund t’i shërbej vendit tim vetëm nga partneriteti në parlament, ne nuk jemi të interesum për qeveri…”, tha fillimisht Limaj.

“Aty kam qenë në tavolinë me Kurtin dhe Bislimin dhe, kur unë kam thënë që nuk jam i interesum për qeveri, kam parë njëfarë befasie, dhe unë aktualisht kontributin e angazhimit tim mundem me dhanë këtu”, tha Limaj.

Related Articles