Lionel Messi emëroi ‘trashëgimtarët’ e tij si fitues të ardhshëm të Topit të Artë

Lionel Messi emëroi ‘trashëgimtarët’ e tij si fitues të ardhshëm të Topit të Artë

Lionel Messi është tashmë fituesi zyrtar i Topit të Artë, çmimi i tij i tetë në karrierë, ndërsa pas ceremonisë së ndarjes së trofeut individual, argjentinasi emëroi trashëgimtarët e këtij çmimi.

Lionel Messi, Aitana Bonmati, Emiliano Martinez dhe Jude Bellingham ishin fituesit e mëdhenj të ceremonisë së 67-të të Topit të Artë që u zhvillua të hënën në mbrëmje në “Theatre du Chatelet” në Paris.

Megjithatë, fituesi më i madh padyshim ishte ylli argjentinas, Messi, i cili fitoi Topin e Artë të tetë në histori, duke vazhduar të lë trashëgimi në cmimin më të madh individual në botën e futbollit

Pasi mori trofeun në duar Messi tha fjalët e tij të para, ku ndihej i lumtur, falënderoi të gjithë ata që i ndihmuan dhe e votuan dhe ia kushtoi Diego Maradonës së ndjerë.

Por, sulmuesi i Interi Miamit gjithashtu emëroi dy trashëgimtarët e ardhshëm të këtij trofeu të madh individual.

Messi: Haaland dhe Mbappe do ta fitojnë këtë çmim

36-vjeçari mendon se sulmuesi i Manchester Cityt, i cili përfundoi i dyti dhe ai i Paris Saint-Germain që përfundoi i treti, do të jenë fitues të ardhshëm të Topit të Artë.

“Faleminderit të gjithëve, veçanërisht bashkëlojtarëve të mi. Faleminderit të gjithëve që më votuan. Ky Top i Artë është një dhuratë e madhe për të gjithë Argjentinën”, ka thënë fillimisht Messi.

“Nuk dua të harroj Haalandin apo Mbappen, të cilët patën një vit të mrekullueshëm, spektakolar, dhe në vitet e ardhshme do ta fitojnë këtë çmim”.

“Janë dy bisha futbolli dhe do të kenë një luftë shumë të bukur në vitet e ardhshme”, përfundoi ylli argjentinas. 

Related Articles