Një burrë është sulmuar nga persona të panjohur në Lipjan derisa po punonte në lokal.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull shtetas i huaj, përcjell Gazeta Enigma.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në lokal, persona të panjohur e kanë kryer ndaj tij veprën penale të lartëcekur. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./GAZETA ENIGMA/