Disa nga aktivistët e Partisë Socialdemokrate të Kosovës u arrestuan të hënën si pasojë e një aksioni tek zyrat e ZRRE-së.
Gazeta “Enigma”, merr vesh se Natyra Kuçi, Frashër Krasniqi, Teuta Rrusta, dhe Dardan Molliqaj, sapo janë liruar mbajtja.
Natyra Kuçi, Teuta Rrusta, Nol Nushi, Genc Sherifi dhe Frashër Krasniqi janë mbajtur për 48 orë.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Prishtinës të martën e 15 shkurtit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy aktivistëve të PSD-së, Nol Nushit dhe Genc Sherifit. / Gazeta Enigma.