Përsëri ka dështuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare.
Ky projektligj nuk është hedhur në votim për shkak që për të nevojiten 2/3 edhe të deputetëve të komuniteteve joshumicë.
Ndërsa, Lista Serbe ka bojkotuar seancën e sotme.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se kushtëzimet që po i bënë Lista Serbe lidhur me këtë projektligj janë të pandershme.
Ndërsa, iniciuesi i këtij plotësim-ndryshimi, deputeti i komunitetit egjiptian, Fridon Lala tha se Lista Serbe po ia pamundëson komunitetit egjiptian për ta pasur ditën ceremoniale të tyre. / Gazeta Enigma.