Emisari i BE-së në bisedimet Kosovë- Serbi ka takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.
Siç njofton Kossev, Srpska s’ka njoftuar se kur ka ndodhur takimi.
“Formimi i ZSO-së, (Bashkësia e Komunave Serbe), siguria, mbrojtja e të drejtave kolektive dhe individuale të popullit serb janë parakusht për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e Srpska’s.
Në takim kanë marrë pjesë kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq, nënkryetari Igor Simiq dhe kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq që është edhe nënkryetar i Listës.