Liverpooli bën ofertën e dytë për Rodrygon

Liverpooli bën ofertën e dytë për Rodrygon

Liverpooli po vazhdon përpjekjet për transferimin e Rodrygos.

Gjiganti anglez raportohet se ka dërguar ofertën e dytë për brazilianin, pasi Real Madridi ia refuzoi të parën.

Sipas “El Nacional”, Liverpooli tani ka bërë një ofertë prej 80 milionë eurosh.

Oferta e parë kishte vlerën e 60 milionë eurove.

Megjithatë, nuk besohet se “Los Blancos” do ta pranojnë edhe ofertën e dytë, pasi presidenti i tyre, Florentino Perez, thuhet se kërkon së paku 100 milionë euro për shitjen e Rodrygos.

23-vjeçari me klubin nga Madridi ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2028.

Ai deri tash në këtë sezon ka regjistruar 41 paraqitje në të gjitha garat, teksa ka kontribuar me 13 gola dhe tetë asistime.

Real Madridi e kishte blerë Rodrygon në vitin 2019 nga Santosi, për shifrën prej 45 milionë eurosh

Related Articles