Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6-0, ndaj Leedsit, ndeshje e mbetur në kuadër të xhiros së 19-të në Premierligë..
Mohamed Salah e hapi serinë e golave duke shënuar për 1-0 në minutën e 15-të.
Për 2-0 shënoi qendërmbrojtësi Joel Matip në minutën e 30-të.
Pesë minuta më vonë shënoi përsëri Salah nga penalltia për rezultatin 3-0.
Sadio Mane shënoi për 4-0 në minutën e 80-të.
Ishte përsëri Mane që shënoi për 5-0 në minutën e 90+1.
Për rezultatin përfundimtar 6-0 shënoi Van Dijk në minutën e 90+3.
Pas kësaj fitoreje Liverpooli pozicionohet në vendin e dytë me 60 pikë, vetëm tri pikë më pak se Manchester City./GazetaEnigma/
A BIG PERFORMANCE! ???? pic.twitter.com/wdUzXJo1Uz— Liverpool FC (@LFC) February 23, 2022