Liverpooli shënon fitore të madhe ndaj Wolvesit

Liverpooli shënon fitore të madhe ndaj Wolvesit

Liverpooli ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Wolves me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së shtatë të Ligës Premier.

Pjesa e parë nisi me një rast për mysafirët që rrezikuan me Joao Moutinhon, por pa sukses.

Vendasit kishin dy raste me Harvey Elliott, por nuk ai shënoi në asnjërin rast.

Reds e kishin me rëndësi të shënonin dhe vazhduan me raste edhe në pjesën e dytë.

Darëin Nunez shënoi në minutën e 66-të, por goli u anulua pasi u rishikua në VAR.

Në minutën e 73-të erdhi goli, kur Diogo Jota asistoi te Virgil van Dijk që shënoi për 1-0.

Pas vetëm katër minutash erdhi goli i tjetër, kur Konstantinos Tsimikas asistoi te Mohamed Salah që shënoi për 2-0.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Liverpool mori fitoren e 11-të në kampionat.

Liverpooli aktualisht është në vendin e gjashtë me 39 pikë, gjashtë me pak se Tottenham që mbajnë vendin e katërt, pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Related Articles